Tensionet në Veri, Scholz: Vertetoi se duhen respektuar marrëveshjet nga dialogu
Kancelari gjerman Olaf Scholz mbajti fjalën e tij gjatë samitit të Procesit të Berlimit. Ai përshëndeti mikpritjen shqiptare, ndërsa komplimentoi përgatitjet për samitin.
Sipas Scholz takimet e nivelit të lartë dhe ministerialet e realizuara së fundmi në Shqipëri kanë qenë të shkëlqyera, ndërsa shtoi se Procesi i Berlinit do të ndihmojë në anëtarësimin e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Ky vlerësim është po aq i vërtetë sot sa ka qenë edhe vjet. Procesi i Berlinit është një forum bashkëpunimi ku bashkëpunimi është i nevojshëm, pra kërkohet më shumë se kurrë. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka treguar edhe njëherë se sa e rëndësishme është të flasim në një zë të vetëm europian dhe që ne të bashkëpunojmë edhe më tej dhe e theksoj këtë çështje dhe siç e përmendët edhe ju në fjalimin tuaj është shumë e qartë në formë absolute që fakti që ne jemi të ulur këtu të gjithë së bashku, ne e dimë që kemi një situatë të re shumë të vështirë, jo shumë larg nesh që po ndodh tashmë, me agresionin e Hamasit kundër Izraelit dhe të gjitha pasojat që ka dhe do të mund të ketë. Krizat e shumëfishta në rajon, në Ballkanin Perëndimor kanë theksuar nevojën urgjente për të punuar me fortë së bashku dhe për të tejkaluar antagonizmat. Ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet të cilat kanë vijuar për shumë më gjatë dhe që në fakt ju mbajnë ju në vend numëro. Përshkallëzimet e fundit në veri të Kosovës kanë vërtetuar sa e rëndësishme është kjo. Ne duhet të përfundojmë zbatimin e marrëveshjeve të cilat janë arritur me anën e dialogut të normalizimit të udhëhequr nga BE dhe jam shumë i kënaqur që ky samit realizohet në një vend të Ballkanit Perëndimor,” – u shpreh Scholz.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta