Tensionet Kosovë-Serbi, Michel në Samit: S’ka bashkëpunim pa pajtim

16 Tetor 2023 | 12:41

Charles Michel, President i Këshillit të BE-së, në Samitin e Procesit të Berlinit që po mbahet për herë të parë në Tiranë ka folur në lidhje me sulmin mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ‘këshilloi’ vendet që të mos lënë të shkuarën t’u vjedhë të ardhmen duke theksuar se nuk ka asnjë bashkëpunim nëse mes vendeve nuk ka pajtim.

Sipas tij pajtimi ndodh nëse ka kurajo politike dhe fokus të sinqertë tek  e ardhmja.

“Nuk mund të lëmë konfliktet dy palëshe të na mbajnë peng. Zgjidhja e tyre mund  të jetë më e dhimbshme se  reforma por duhet bërë. Mos i lini fantazmat e së shkuarës të ju vjedhin të ardhmen,. Tensionet mes Kosovës dhe  Serbisë e kanë sjellë sërish këtë në vend të parë. Nuk ka asnjë bashkëpunim pa pajtim. Nuk ka të ardhme të qëndrueshme pa pajtim. Pajtimi kërkon kurajo politike dhe fokus të sinqertë tek e ardhmja. Kjo do të jetë fryma për këtë Samit. Qytetarët tanë duan një të ardhme më të shndritshme dhe sigurisht që ne mund të bëjmë ndryshimin realitet nga i gjithë kontinenti ynë”-tha Charles Michel, President i Këshillit të BE-së.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026