Tentoi të fuste 19 mijë € të padeklaruara në Morinë, procedohet 44-vjeçari kosovar
Një 44-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht pasi ka tentuar të hyjë në Shqipëri me 19 mijë euro të padeklaruara.
Policia sqaron se 44-vjeçari ishte pasagjer në një mjet tip “Audi” i cili është futur në kontroll nga policia kufitare në Doganën e Morinës.
Nga kontrolli fizik 44-vjeçarit i janë gjetur rreth 19 000 euro që nuk i kishte deklaruar konform ligjit në fuqi. Si pasojë nisi procedimi në gjendje të lirë për 44-vjeçarin, si dhe u sekuestrua shuma e parave.
Njoftimi i plotë i policisë
Në kuadër të punës policore që kryhet në bazë të analizës së riskut, me objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në hyrje të Shqipërisë, kaluan për kontroll të detajuar, në vijë të dytë, automjetin tip “Audi A8”, në të cilin ishte pasagjer shtetasi V. B., 44 vjeç, banues në Prishtinë.
Nga kontrolli fizik, atij i janë gjetur 19 000 euro që nuk i kishte deklaruar në pkk, konform ligjit në fuqi.
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 44-vjeçarin, si dhe u sekuestrua shuma e parave.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Nis marshimi, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë (VIDEO)
Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2
- 20:03 Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës
- 19:47 Nis marshimi, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:30 Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
- 19:15 Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
- 18:54 Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
- 18:48 50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2