Tentoi të grabisë një bankë në Split, i riu vritet në shkëmbim zjarri me policinë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Splitit në Kroaci mesditën e kësaj të premteje, ku një i ri mbeti i vrarë pas një shkëmbimi zjarri me policinë.
Sipas mediave vendase, ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, kur i riu tentoi të grabiste një bankë në qendër të qytetit. Ai hyri i armatosur dhe kërcënoi punonjësit për t’i detyruar të dorëzonin paratë. Megjithatë, ndërhyrja e shpejtë e rojes së sigurisë bëri që ai të zmbrapsej dhe të largohej pa arritur qëllimin e tij.
Në përpjekje për t’u arratisur, grabitësi u përball me një patrullë policie pranë bankës. Sipas dëshmitarëve, ai nxori armën dhe qëlloi drejt efektivëve, të cilët reaguan menjëherë duke hapur zjarr në kundërpërgjigje. Nga të shtënat, grabitësi mbeti i plagosur rëndë dhe humbi jetën në vendngjarje.
Forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë hetime për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes. Po ashtu, autoritetet po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të kuptuar nëse i dyshuari kishte ndonjë bashkëpunëtor apo nëse ngjarja ishte planifikuar më herët.
Ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët, të cilët u larguan me shpejtësi nga zona sapo dëgjuan të shtënat.
Policia ka bërë thirrje për qetësi dhe ka siguruar qytetarët se situata është nën kontroll. Për momentin, nuk raportohet për viktima apo të lënduar të tjerë nga shkëmbimi i zjarrit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili
- 15:40 1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb