Tentoi të hynte në Shqipëri me ID fals, arrestohet me qëllim ekstradimin 40-vjeçari

12 Maj 2025 | 14:43

Një 40-vjeçar i cili tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente false është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali.

Eduart Isaku i cili ishte dënuar me 5 vite burg për “vjedhje me dhunë” dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale kishte paraqitur dokumente me identitet fals me gjenealitete Ermir Isaku.

Njoftimi i policisë:

Gjatë intervistimeve të imtësishme, të realizuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe të tentativave për të kaluar ilegalisht kufirin, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë konstatuar në hyrje të Shqipërisë, se shtetasi Eduart Isaku, 40 vjeç, i cili udhëtonte nga Madridi, kishte paraqitur dokumente me identitet fals (me gjenealitete Ermir Isaku).

Nga verifikimet e mëtejshme dhe shkëmbimi i informacioneve në kohe reale, ndërmjet strukturave të INTERPOL, ka rezultuar se ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences, në vitin 2018, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Ky shtetas u arrestua provizorisht dhe për ekstradimin e tij në Itali, po bashkëpunojnë Interpol Tirana dhe Interpol Roma.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026