Tentoi të vriste një person në Kuçovë në 2019, ekstradohet nga Gjermania 48-vjeçari

22 Prill 2023 | 12:24

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Policisë gjermane u kap dhe u ekstradua nga Gjermania shtetasi Emiliano Paja alias Ritvan Pema , pasi në vitin 2019,në fshatin Rreth Tapi, Njesia Administrative Perondi, Kuçovë, ky shtetas ka tentuar te vrase me arme zjarri shtetasin Valentin Suli alias Donalt Bami.

“Shkëmbim informacioni dhe aksione të përbashkëta policore, me homologët, për kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas në Kuçovë, në vitin 2019, kapet në Gjermani dhe ekstradohet drejt vendit tonë 47-vjeçari i shpallur në kërkim.

Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët, me qëllim lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, Gjermani, u kap në Duesseldorf, u arrestua përkohësisht aty dhe u ekstradua drejt vendit tonë, shtetasi E. P. alias R. P., 47 vjeç, lindur në Berat.

Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar ndaj 47-vjeçarit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat në vitin 2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Shtetasi E. P. alias R. P. , në vitin 2019, në fshatin Rreth Tapi, Kuçovë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin V. S. alias D. B.

47-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nga specialistët e Interpol Tiranës”,-thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU;

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026