Tentoi të vriste një person në Vaun e Dejës, arrestohet 35-vjeçari
Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim, është arrestuar këtë të enjte në saj të operaconit “Sundimi i ligjit”. Ky person dyshohet se ka tentuar të vrasë një 39-vjeçar në Vaun e Dejës.
Ngjarja ka ndodhur në 25 prill 2024, ku i arrestuari V.K. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ky Gj.N., 39 vjeç. Nga të shtënat pat vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Tentoi të vriste një shtetas, duke qëlluar me pistoletë në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ai, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari i shpallur në kërkim.
Në vijim të kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore që kryhen në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, ndaloi shtetasin V. K., 35 vjeç, banues në fshatin Karmë, Vau i Dejës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Më datë 25.04.2024, në Vaun e Dejës, shtetasi V. K. dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë shtetasin Gj. N., 39 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ky shtetas. Nga të shtënat pat vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet