Tentuan të grabisnin depozitën e arit, arrestohen dy shqiptarët në Madrid

30 Tetor 2024 | 12:33

Një aksion si në filma ka ndodhur brenda një depozite ari, në një biznes që përpunonte metalet e çmuara në lagjen Salamanca të Madridit, ku pesë persona janë arrestuar në mes të grabitjes. Mediat vendase reaportojnë se të arrestuarit janë nga 30-45 vjeç, ku dy prej tyre janë shqiptarë dhe tre të tjerët spanjollë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës dhe kanë qenë banorët ata të cilët kanë lajmëruar efektivët e policisë, pasi kanë sinjalizuar një virmë në mur të hapur në godinën e biznesit me diametër më shumë se 60 centimetra. Autorët ishin të veshur me kapele dhe doreza. Autoritetet njoftuan se ata kanë pasur edhe një automjet të parkuar në zonë, brenda të cilit kanë gjetur materiale dhe gjithashtu targa që dyshohet se janë të vjedhura, Biznesi përveç mineraleve kishte në magazinën e tij metale të çmuara, monedha dhe sende të tjera me vlerë të madhe.

Incidenti vjen vetëm 24 orë pasi një tjetër grabitje u regjistrua në një dyqan luksoz në të njëjtin lagje të Madridit. Vlerësohet se autorët kanë marrë çanta të markës Valentino në vlerë rreth 100 mijë euro.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026