Tentuan të korruptojnë policët për të shmangur gjobat, shkon në 70 numri i shoferëve

18 Gusht 2023 | 13:04

Ka shkuar në 70 numri i personave që kanë tentuar të korruptojnë policinë në momentin që janë ndaluar për shkeljet që kanë bërë në rrugë gjatë drejtimit të mjetit.

Njoftimi i policisë:

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë ndaluar në bulevardin “Zhan D’Ark”, automjetin me drejtues shtetasin F. M., 58 vjeç, pasi ka vazhduar lëvizjen gjatë kohës që semafori e ndalonte. Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë parash.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026