Përmbyset makina në aksin Kuçovë-Kozare, shpëton mrekullisht shoferi 33-vjeçar

14 Gusht 2023 | 21:26

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Kuçovë-Kozare, ku një makinë është përmbysur në mes të rrugës.

Siç shihet edhe në video makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmbysur. Ka qenë një banor i zonës ai që ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje, ku edhe po merret me rrethanat e aksidentit.

Në automjetin e përmbysur ishte  vetëm drejtuesi i mjetit, 33-vjeçari A.H, banues nē Kuçovë. Drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime dhe është transportuar për mjekim drejt Spitalit të Kuçovës, ndërkohë që makina ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe drejtuesi i saj ka humbur kontrollin gjatë një kthese të fortë në këtë aks rrugor, duke u përplasur me trafikndarësen.

Shpejtësia por edhe mungesa e ndriçimit dhe sinjalistikës rrugore ka bërë që mjeti të dalë nga rruga dhe të përmbyset.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026