Tentuan të vidhnin një argjendari pak ditë më parë në Pogradec, arrestohen dy autorët! Procedohet një tjetër
Policia e Korçës, mbrëmjen e djeshme, ka vënë në pranga dy autorët kryesorë, të cilët disa ditë më parë tentuan të vidhnin një argjendari në qytetin e Pogradecit.
Sipas raportimeve nga policia, në pranga kanë rënë shtetasit K. T., 23 vjeç, dhe B. M., 22 vjeç, banues në Mamurras, Laç.
Ndërkohë, u procedua penalisht një 29-vjeçar, i cili dyshohet se ka penguar në kapjen e dy autorëve.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë, në lagjen nr. 5, Pogradec, ku disa persona tentuan të vidhnin një argjendari, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Argjendaria”, për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.
Si rezultat i operacionit, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, shtetasit:
K. T., 23 vjeç, dhe B. M., 22 vjeç, banues në Mamurras, Laç.
Si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” ndaj një 29-vjeçari, për të cilin, për arsye hetimore, nuk mund të bëhen me dije hollësi të mëtejshme.
Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, më datë 20.03.2026, kanë tentuar të vjedhin argjendarinë në pronësi të shtetasit L. A., duke tentuar të hapin me forcë qepenin dhe duke thyer xhamin e derës hyrëse të dyqanit, por nuk kanë mundur të marrin sende nga ky ambient.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Përfshihet nga flakët një zonë me shkurre në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
- 17:19 Trump: Shefi i inteligjencës kombëtare është i lirë të deklasifikojë të dhëna, përfshirë edhe ato të zgjedhjeve të 2020-ës
- 17:18 TikTok pritet të shkurtojë rreth 300 vende pune në Irlandë
- 17:09 Zjarri i madh në Belgjikë, konfirmohen 6 viktima
- 17:03 Përfshihet nga flakët një zonë me shkurre në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
- 16:57 Liverpool arrin marrëveshjen me Jeremy Jacquet, mbrojtësi francez do t’u bashkohet “The Reds”
- 16:52 Zbardhet vendimi i plote Kushtetueses mbi çeshtjen e Veliajt: Gjykata e Lartë nuk ka dhënë përgjigje të arsyetuara