Terminali i Rinasit do shtohet 9 mijë m2, thotë drejtori i Aviacionit Civil
Drejtori ekzekutiv i Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj deklaron se terminali i aeroprtit të Tiranës do të shtohet 9000 m2 dhe do të jetë gati javën e dytë ose të tretë të qershorit.
“Sot jemi në mes të prillit, java e kaluar me numër trafiku ishte e barabartë me të njëjtin sasi me javën e fundit të qershorit. Kapacitetet e aeroportit po rriten. Po rritet terminali, ne presim që te kemi një shtesë teminali 9 mijë metra katrorë. Invesitmi ka filluar dhe presim të mbarojë në javëne dytë apo të tretë të qershorit, ku terminali i ri do jetë i dispnueshëm”, u shpreh Et’hemaj në emisionin “Now me Erla Mëhillin”.
Ai nënvizoi se aeroporti i Tiranës, nuk është i vetmi, por është më i madhi në Shqipëri.
Sa i përket aeroportit i Kukësit, Et’hemaj u shpreh se u hap pas sezonit veror dhe për rrjedhojë hyri në treg me vonesë, por këtë vit do të hyjë në treg me kapacitet të plotë.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 20:40 Aksident në Kosmaç të Shkodrës, përplasen dy automjete, njëri përfundon në kanalin anësor
- 20:24 Dhuna gjatë protestës së djeshme, Ministri Hoxha: Demokracia është fryt i dialogut, jo i forcës dhe intimidimit
- 19:40 Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë
- 19:17 Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive
- 19:08 Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
- 18:41 Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili