Termocentrali bërthamor jashtë kontrollit, AI: Ukraina e Rusia po rrezikojnë civilët

4 Gusht 2022 | 12:21

Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë “është plotësisht jashtë kontrollit”.

Sipas shefit bërthamor të OKB-së, situata po bëhet çdo ditë e më e rrezikshme në uzinën e Zaporizhzhya në Ukrainën juglindore, të cilën trupat ruse e morën në fillim të marsit, menjëherë pasi filloi pushtimi i tyre në Ukrainë.

“Që çdo objekt bërthamor të funksionojë normalisht dhe në mënyrë të sigurt, ka një sërë parimesh dhe normash që duhen respektuar. Dhe kur shikojmë situatën  shumë unike që kemi në Zaporizhzhya, shohim se shumica e normave nëse jo të gjitha, po shkelen”, shprehet Rafael Grossi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Grossi i ka bërë një lutje urgjente Rusisë dhe Ukrainës që të lejojnë ekspertët të vizitojnë kompleksin  për të stabilizuar situatën dhe për të shmangur një aksident bërthamor.

Diku tjetër në frontin e betejës, Ministria e Mbrojtjes ruse ka pretenduar se raketat e saj kanë shkatërruar një depo që përmbante armë të furnizuara nga Polonia në rajonin Lviv të Ukrainës.

Në të njëjtën ditë, ushtria e Ukrainës publikoi pamjet e forcave të saj duke lëshuar sistemet raketore HIMARS të furnizuara nga SHBA.

Në një raport të ri nga Amnesty International, të dyja palët janë kritikuar për rrezikimin e civilëve në taktikat e tyre luftarake.

Rusia me sulmet e saj pa dallim me raketa dhe Ukraina për vënien në rrezik të civilëve duke krijuar baza dhe sisteme të operimit të armëve në zonat e banuara.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës Zelenski ka falënderuar ministrin e Jashtëm të Estonisë për mbështetjen  që ka dhënë . Në veçanti për fondet shumë të nevojshme për rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar të Ukrainës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026