Terror ndaj selive diplomatike, Ukraina: Pako më sy kafshësh në ambasadat tona
Ambasadave dhe konsullatave ukrainase në 6 vende evropiane u janë dërguar pako që përmbanin mbetje kafshësh, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme në Kiev.
Konsullata në Bërno të Çekisë dhe një kopsht afër saj u evakuuan për arsye sigurie pasi një pako e tillë mbërriti në selinë diplomatike.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase deklaroi se pakot përmbanin sy kafshësh dhe besohet se janë pjesë e një fushate të organizuar me qëllim terrorin dhe intimidimin.
Pako të tilla u dërguan gjithashtu në ambasadat ukrainase në Poloni, Hungari, Kroaci, Itali dhe Holandë.
Ndërkohë, një pako që përmbante eksploziv iu dërgua të mërkurën ambasadës ukrainase në Madrid. Pakoja shpërtheu gjatë hapjes dhe një agjent sigurie mbeti i plagosur.
Ndërsa ambasadori ukrainas në Vatikan, Andri Yurash bëri të ditur se hyrja e rezidencës së tij në Romë ishte vandalizuar me mbetje kafshësh mbrëmjen e së enjtes.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset