“Terroristë që nuk kanë kërkesa”, Deliu: Pse dështuan shërbimet inteligjente
Denis Deliu, ish-pjesëtar i forcave speciale tha se është e pazakontë që terroristët të mos kenë kërkesa. I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania Deliu tha se nuk është hera e parë që Moska përjeton sulme të tilla me numër të madh viktimash.
Ai tha se madje në sulmet e mëparshme numri i viktimave ka qenë edhe më i madh por ndryshimi këtë herë është se terroristët nuk kishin asnjë kërkesë, e nga ana tjetër, duket se presidenti Putin, ka dhënë urdhër që FSB të mos i vrasë personat e përfshirë në sulm.
“Sulmi terroristë kësaj radhe është i një forme tjetër, kemi terroristë të cilët gjuajnë pa paralajmërim duke vrarë civilë dhe kemi terroristë që nuk kanë kërkesa. Gjatë largimit të tyre ka pasur edhe përplasje me armë.
Forcat ruse kanë parë nga larg sa persona e kanë mbështetur këtë operacion, pasi nuk janë bindur se vetëm katër persona e kanë bërë këtë sulm.
Nga arrestimet bëhet e ditur që janë ndaluar edhe 11 persona të tjera. Presidenti Putin duket se ka thënë të mos vriten ata që janë kapur. Ai do të gjejë shkaktarin, zanafillën e këtij operacioni terrorist. Mendoj se ka qenë një porosi e presidentit që forcat e shërbimit sekret kanë hezituar ti vrasin agresorët”,-tha Deliu.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulm me thikë në një shkollë në Gjermani, 16-vjeçari plagos rëndë dy nxënëse
Përplasja Trump-Spanjë në NATO, Sanchez: Me Trump folëm për Botërorin dhe pa tensione
Dorëhiqet trajneri më i suksesshëm i Kroacisë, Daliç mbyll kapitullin 9-vjeçar
- 17:08 Sulm me thikë në një shkollë në Gjermani, 16-vjeçari plagos rëndë dy nxënëse
- 17:06 Trump kritikon Italinë për mohimin e përdorimit të bazës gjatë luftës në Iran
- 17:04 Trump: Do ta heqim Sirinë nga lista e terrorizmit
- 16:58 Erdogan dhe Macron diskutojnë tregtinë, NATO-n dhe krizat rajonale në samitin e Ankarasë
- 16:56 Përplasja Trump-Spanjë në NATO, Sanchez: Me Trump folëm për Botërorin dhe pa tensione
- 16:50 Presidenti turk takon kryeministrin britanik në Ankara për bisedime