Testi i drogës, ish-drejtuesi i Policisë: S’pati garë për përzgjedhjen e laboratorit

8 Dhjetor 2021 | 09:22

Ish-drejtuesi i Policisë, Arben Hajdërmataj u shpreh për emisionin ‘Mirëmëngjes’ në Euronews Albania se testi i drogës për efektivët është një proces me shumë dyshime.

Sipas tij duhet të ketë një procedurë të qartë për testimin e policëve, duke nënvizuar se nuk mund të mbyllet gjithë ky cikël vetëm me një laborator.

Ai theksoi se nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit nuk pati garë për përzgjedhjen e laboratorit.

“Ligji i Policisë së shtetit e ka të qartësuar se kur një punonjës policie largohet nga strukturat e policisë. Me vendim gjykate 90% e tyre do të kthehen në punë”, tha ai.

Z. Hajdamataj theksoi se nuk ka rehabilitim psikologjik për policët që largohen nga detyra për shkak të testit të drogës.

Kujtojmë që disa ditë më parë drejtori i policisë së shtetit firmosi një marrëveshje bashkëpunimi me një laborator privat, i cili do të kryejë falas testet e drogës për policët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022