Testim për Maturën, dalin në pah problematikat në gjuhë shqipe, letërsi e matematikë

5 Maj 2023 | 16:37

506 nxënës të gjimnazit “Ismail Qemali” kryen provimeve parapërgatitore të maturës shtetërore 2023.

Ata testuan njohuritë e tyre në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë si dhe matematikës.

“Këto provime nxorën në pah problemet në njohuritë e maturantëve. Alisa, Anja dhe Shendi, janë nxënës të ekselencën për gjimnazin “Ismail Qemali”. Ata tregojnë për Euroneës Albania ethet e provimeve”, thotë Marsida Jarani, mësuese e gjuhë shqipe dhe letërsisë.

Këtë vit provimet e maturës do të kryen në bazë të disa rregullave të reja. Nxënësit do të jenë të shpërndarë në salla të mëdha si dhe procesi do të monitorohet me kamera. Maturantët nëse do të konstatojnë se një pyetje i është  vlerësuar gabim do të kenë mundësi të  kërkojnë rivlerësimin e tezës.

Janë rreth 33 mijë maturantë që do ti kryejnë provimet e maturës, të cilat nisin më 1 qershor me gjuhën e huaj, anglisht dhe më pas do të vijojnë më 7 qershor me gjuhën shqipe dhe letërsinë. Provimi i matematikës, është provimi i tretë për maturantë dhe do zhvillohet më datë 13 qershor. Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 19 qershor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026