Tetë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Tetë raste të reja me COVID-19 janë identifikuar në Shqipëri gjatë orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë thotë se rastet pozitive janë konstatuar pas kryerjes së 4136 testeve të dyshuara, ndërsa prej ditësh nuk raportohet asnjë humbje jete.
Numri i të shëruarve vijon të mbetet më i ulët se rastet e reja. Në orët e fundit gjashtë pacientë kanë mposhtur virusin vdekjeprurës, duke e çuar shifrën totale të tyre në mbi 130 mijë, që prej fillimit të pandemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 43
Elbasan 11
Fier 10
Vlorë 10
Korçë 8
Shkodër 6
Lezhë 5
Durrës 4
Kukës 2
Gjirokastër 2.
Po ashtu vihet re një shtim i numrit të pacientëve, që kërkojnë trajtim mjekësor si pasojë e infektimit nga COVID-19.
Aktualisht në spitalin infektiv janë tetë pacientë që ndodhen në kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa gjendja shëndetësore e tyre raportohet e qëndrueshme.
Në Shqipëri si pasojë e coronavirus kanë humbur jetën gjithsej 2,456 pacientë, shumica e të cilëve me sëmundje të tjera shoqëruese.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta