Tetë viktima dhe 449 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit
Tetë persona të moshës 35-74 vjeç kanë humbur jetën ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 449 raste të reja pozitive.
Vendi ynë po njeh një trend në ulje të rasteve të reja në një kohë kur vendet e rajonit si Kosova dhe Maqedonia e Veriut po njohin rritje të konsiderueshme.
Ndonëse kemi një rënie të numrit të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 343 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 2900 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 62,248 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Vetëm pak ditë më parë, qeveria shqiptare ka arritur marrëveshje për blerjen e 1 milion dozave të vaksinës kineze “Sinovac”.
Deri tani në vendin tonë kanë ardhur 192 mijë doza dhe prej kësaj fundjave pritet të nisë vaksinimi masiv për personat mbi moshën 70 vjeç.
Statistika (26 Mars 2021)
Testime totale 545,244
Raste pozitive 123,216
Raste të shëruara 88,349
Raste Aktive 32,675
Humbje jete 2192
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22357
Fier 2592
Durrës 1386
Vlorë 1272
Shkodër 1217
Gjirokastër 1250
Korçë 774
Lezhë 549
Elbasan 427
Kukës 355
Dibër 322
Berat 174
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania