Thaçit i ikën avokatët, flet i vëllai: Pamundësi financiare për të mbuluar kostot
Më 19 janar të këtij viti, Gregory Kehoe, në emër të ekipit mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përmes një parashtrese tha se ish-eprori i UÇK-së “ka dështuar të përmbushë obligimet” sa u përket pagesave, prandaj avokatët kanë paralajmëruar se do të tërhiqen nëse këto obligime nuk përmbushen
Në një prononcim për media, vëllai i ish-presidentit Thaçi, Idriz Thaçi, duke e falënderuar avokatin Kehoe dhe ekipin e tij për angazhimin e deritashëm, ka sqaruar se kontrata me kompaninë ligjore “Greenberg Legal Associates”, nuk është vazhduar në vitin 2024 për shkak të vështirësive financiare në mbulimin e kostos së të gjithë avokatëve të angazhuar si pjesë e mbrojtjes së Thaçit.”
Avokat kryesor i Thaçi, tani e tutje, do të jetë avokati i njohur me prejardhje kroate, Luka Misetiç.
Vëllai i ish-presidentit Thaçi ka shprehur besimin se ekipi aktual do të vazhdojë me përkushtim të plotë mbrojtjen dinjitoze dhe në fund të këtij procesi do të dëshmohet pastërtia dhe e vërteta e luftës së UÇK-së.
“Në pamundësi për ta mbuluar koston për të gjithë avokatët e angazhuar deri në fund të vitit të kaluar, për shkak të vështirësive financiare jemi detyruar ta reduktojmë ekipin dhe tani avokat kryesor i z. Thaçi është z. Luka Misetic, i cili do të jetë në koordinim të plotë edhe me avokatët e tjerë ndihmës. Z. Kehoe ka qenë i informuar lidhur me vështirësitë në mbulimin e kostos së shërbimeve të ekipit të tij dhe për mosvazhdimin e kontratës në vitin 2024. Ne e falenderojmë z. Kehoe dhe ekipin e tij për angazhimin e deritashëm dhe për punën e mirë që e kanë bërë në mbrojtjen e z. Thaçi. Po ashtu, besojmë se ekipi aktual do ta vazhdojë me përkushtim të plotë mbrojtjen dinjitoze ligjore dhe në fund të këtij procesi do të dëshmohet pastërtia dhe e vërteta e luftës së UÇK-së”, ka thënë vëllai i ish-presidentit Thaçi, Idriz Thaçi.
Ministria e Drejtësisë (MD) ka dal me një sqarim sa u përket pagesave për ekipin mbrojtës të ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, që po gjykohet para Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, pasi avokatët e Thaçit paralajmëruan tërheqjen nga rasti nëse nuk pranojnë pagesat.
MD-ja tha se në përputhje me legjislacionin në fuqi për pagesën apo kompensimin e ekipeve mbrojtëse të të akuzuarve në Hagë, realizon pagesave vetëm me avokatët me të cilët ka marrëveshje.
“Aktualisht, Ministria e Drejtësisë ka marrëveshje me avokatin mbrojtës të Hashim Thaçit, Luka Misetiq, të cilit në përputhje me marrëveshjen, i realizon të gjitha pagesat me kohë. Ndërsa, për avokatët e tjerë potencialë, qoftë edhe privat, të cilët angazhohen nga zoti Thaçi, Ministria e Drejtësisë nuk ka marrëveshje dhe nuk mbanë përgjegjësi për realizmin e pagesave”, tha ministria.
Megjithatë, MD-ja tha se ka realizuar pagesat për mbrojtjen e Thaçit për vitet 2020, 2021, 2022 dhe 2023, në vlerë të përgjithshme prej mbi 3.5 milionë eurosh.
LEXONI GJITHASHTU:
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore
Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
- 08:16 Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur
- 08:09 SHBA nis sulme ajrore ndaj Iranit, Trump: Goditën me dron anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë