Thatësira ‘pushton’ Ligatinën Donana në Spanjë, në rrezik jeta e egër dhe të korrat
Thatësirat po kërcënojnë ligatinën e Donanës dhe shkencëtarët thonë se fermerët në rajon po e përkeqësojnë problemin.
Ligatina Donana, në Spanjë ka qenë për dekada një zonë e pasur bujqësore dhe një strehë e kafshëve të egra për shekuj.
Por ndryshimet klimatike po e thajnë atë dhe i kanë vendosur autoritetet rajonale dhe kombëtare në një debat rreth mënyrës se si po e mbrojnë të ardhmen e saj.
Shkencëtarët tregojnë se nevojat për ujë të fermerëve që kultivojnë mijëra ton manaferra të kuqe në vit po e përkeqësojnë problemin.
Çfarë po ndodh në parkun kombëtar Donana?
Parku kombëtar Donana shtrihet në majë të një rezerve ujore nëntokësore prej 2700 km katrorë, një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji në Evropë dhe një zonë pothuajse dy herë më e madhe se Londra.
Lagunat e saj të bukura po shterohen nga një thatësirë e gjatë dhe mot më i nxehtë, dhe ato janë të rrethuara nga një det serash dhe një sistem kompleks tubash që marrin ujë nga puset e shpuara, në disa raste kjo ndodh ilegalisht.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë