English

Të shtëna me armë zjarri në Pukë, reagon kryebashkiaku Gjonaj, akuzon opozitën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Pukë.

- Advertisement -

Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se është qëlluar drejt një makine në lëvizje por për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Bëhet e ditur se është shpallur në kërkim një 26 vjeçar për ngjarjen por ende nuk është identifikuar.

Nga ana tjetër kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj ka denoncuar ngjarjen, ku nëpërmjet një postimi në rrjete sociale thotë se  janë qëlluar mbështetës të socialistëve.

Ai bën përgjegjës kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rrok Dodaj. Gjoni thotë se mbështetësit e PS janë kërcënuar me armë dhe  në largim e sipër, nga mjeti me të cilin ata lëviznin është qëlluar në ajër.

Postimi i plotë:

“Puka pas shumë vitesh, afër mesnatës së kaluar degjoj krisma armësh, të cilët u  shkrehen në qytet nga ata që të importuar me pagesë nga kandidati  pa parti i opozitës tentuan të prishin traditen e Pukës.

Pasi kanë kërcënuar mbështetës të Partisë Socialiste duke ju drejtuar dhe armen, në largim e sipër, nga mjeti me të cilin ata leviznin është qëlluar në ajër. Por a mund t’ju bëhet presion pukjanëve në shtëpinë e tyre?! Këtë ta harroj Rroku që mendon se mund të marr bashkinë nën presionin e armëve. Ja pra vizioni dhe strategjia përmes të cilës ai kërkon të vi në pushtet. Puka ka shpalosur qytetari, maturi dhe qetësi në çdo situatë, përfshirë këtu dhe fushatat elektorale dhe këtë nuk do mund ta prish Rroku dhe as njerzit me precedent që ai ka sjell me pagesë në Pukë.

I  bëj thirrje Policisë së Shtetit të zbardh ngjarjen menjëherë duke shfrytëzuar provat e gjetura pas kësaj ngjarje. Një lutje të sinqertë bëj për të gjithë mbështetësit tanë që këto ditë të shmangin provokimet e sojit të këtyre që mendojnë se Puka voton nën kërcënimin e armëve të mercenarve, të cilët kanë zbarkuar nga qytete të tjera me qëllim friksimi. A mund të ndodh kjo?! Kurr Jo! Edhe ata pukjanë që kanë qenë në atë makinë do e ndjejnë shpejt barren e përgjegjësisë për prishjne e kësaj tradite të bashkjetesës dhe harmonisë që karakterizon Puken.

Për të gjith shqiptarët dua të bëj një sqarim: Nuk është kjo Puka, nuk është ngjarje që ndodh nga pukjanët. Siç e kemi dëshmuar, jemi popull i qetë dhe mikpritës e këtë e tregon dhe fakt se në Pukë ka dhjetra vite që nuk është shkrehur armë.
Ky është kandidati që pretendon të marr drejtimin e bashkisë që bashkë me humbjen me 14 Maj do të marr dhe përgjegjësinë e veprimeve të tilla që  prishin imazhin e Pukës në prag të këtij sezoni turistik”, thuhet në deklaratë.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×