“Thesari” që zbuluan italianët në Shqipëri
Historia e naftës shqiptare nis me Luftën e Parë Botërore në vitin 1918, kur pushtuesit fashistë gjetën pa shumë mund e studime burimin e parë që do të do të sillte prodhim e fitime që nga viti 1929.
Italianët, si pionerë të zhvillimit industrial nuhatën në burimet ujore mes Shushicës e Drashovicës rrjedhjen e konsiderueshme të një nafte të rëndë.
“Në vitet e Luftës së Parë Botërore, ushtarët italianë që patrullonin përtej Karaburunit panë një ngjyrë jo të zakonshme të detit dhe njoftuan shërbimin gjeologjik Italian dhe në atë moment inxhineriët italianë e kuptuan që mund të ishte një burim hidrokarburesh dhe sollën inxhinierët e tyre dhe ata arritën deri në pikën ku zbulua nafta për herë të parë në Shqipëri”, deklaroi pedagogu dhe studiuesi Enriko Ceko.
Garnizonet italiane nuk ishin të formuara vetëm me ushtarë, por në përbërje kishin edhe ekspertë gjeologë, të cilët zbuluan në Drashovicë, në vetëm 101 metra thellësi një horizont naftëmbajtës me kapacitet 3500 litra naftë në ditë.
“Kërkimet për naftë në kuptimin shkencor kanë nisur gjatë luftës së parë botërore dhe në vitin 1918 është konfirmuar nëpërmjet shpimit të një pusi në zonën e Drashovicës në afërsi të Vlorës, është konfirmuar naftëmbajtja në atë zonë nga një kompani studimore italiane”, u shpreh eksperti për menaxhimin e energjisë, Stavri Dhima.
Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person, banorët evakuuohen nga forcat zjarrfikëse
Berisha: Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!
Protestat, Rama me të rinjtë në Jalë: Algoritmi aplifikoi negativitetin, iu hodh benzinë zjarrit
- 16:33 Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene
- 16:20 11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori
- 16:14 Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person, banorët evakuuohen nga forcat zjarrfikëse
- 16:04 Përmbytjet në Bangladesh vrasin 44 persona, mbi një milion të bllokuar
- 16:00 Berisha: Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!
- 15:53 Protestat, Rama me të rinjtë në Jalë: Algoritmi aplifikoi negativitetin, iu hodh benzinë zjarrit