Emri| Theu dyert e tre marketeve në Tiranë dhe vodhi paratë, arrestohet 20-vjeçari
Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili dyshohet se theu gjatë natës, me sende të forta, dyert e tre marketeve në Tiranë për të vjedhur shuma parash.
Në pranga përfundoi shtetasi Orgito Hysenaj, i dënuar më parë për të njëjtin krim.
Policia ka sekuestruar levat e hekurit që përdorte ky shtetas për të hapur marketet, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 20-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
“Pas denoncimeve të administratorëve të tre marketeve, se në këto subjekte ishin vjedhur me thyerje shuma parash, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën, në kuadër të operacionit ‘Precedenti’, me qëllim ndalimin e autorit të rasteve. Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi O. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se gjatë natës, më datat 28 mars dhe 6 prill, pasi ka thyer me sende të forta (leva hekuri), dyert e tre marketeve, ka vjedhur shuma parash”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta