Thirrja e fortë e Bushatit dhe Haxhiut: Meta, Basha dhe Kryemadhi duhet të japin dorëheqje

28 Prill 2021 | 20:44

Analisti Andi Bushati thotë se pas humbjes në zgjedhjet e së dielës duhet të japin menjëherë dorëheqje Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi pasi nuk arritën dot të mbrojnë votën e shqiptarëve, ashtu siç ishin zotuar publikisht.

Kështu u shpreh Bushati përballë gazetares Bruna ÇIfiligu në emisionin “Shock” në Euronews Albania.

Sipas Bushatit, në Shqipëri është instaluar regjimi autokratik dhe e vetmja mënyrë për ta larguar këtë është krijimi i një modeli, i cili synon zhbërjen e tij.

“Më zgjedhjet është bërë kërdia. Për mua sot tre njerëz Ilir meta ,Lulzim basha dhe Monika kryemadhi duhet të japin dorëheqje, jo sepse kanë bërë një krim, por i premtuan shqiptarëve që do ua mbronin votën e tyre. Në këtë vend, ku tashmë është instaluar autokracia ka vetëm një shpresë për të sfiduar autokracinë, duke krijuar një model anti-autokraci”, theksoi Bushati.

Po ashtu edhe Baton Haxhiu thotë se Meta duhet të largohet nga posti i presidenti pasi ka humbur besueshmërinë.

“Ai duhet të japë dorëheqje për faktin, sepse ka dalë jashtë kostumit për faktin se është përzier në zgjedhje dhe për këtë fakt nuk ka besim në presidencë. Ai nuk ka legjitimitet të dekretojë asnjë ministër. Të gjitha gjërat që bënë tani e tutje pas doli nga kostumi i presidentit janë me vlerën zero. Vazhdon të poshtërohet ndërtesa dhe institucioni i presidentit, prandaj për hir të saj, është mirë të shkojë dhe moralisht është e obligueshme”, theksoi ai.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022