Thirrja e gazetarit: Shpati Lena duhet të ishte në burg, ILD të vihet në lëvizje
Sipas gazetarit Eni Ferhati, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë do të duhet të shohë vendimin për lirimin e Shpati Lenës.
Lena është një nga viktimat e atentatit të ndodhur paraditen e së enjtes në Panaja të Vlorës.
Ai ishte në kërkim për përkrahje të autorit të krimit në një ngjarje më herët, u arrestua në mars dhe pas 5 muajsh u gjet i lirë, në rrugë, por si viktimë e një atentati.
Gazetari u shpreh se nuk ishte në dijeni se si gjykatat kanë argumentuar lirimin e tij, por sipas tij duhet parë me patjetër qëndrimi i prokurorisë.
“Jemi në kushtet ku Inspektori i Lartë i Drejtësisë duhet të vihet në lëvizje për të kontrolluar ddhe verifikuar procedurat që janë ndjekur me këtë rast nga arrestimi deri tek lirimi i tij,” – u shpreh Ferhati.
“Shpesh herë policia duhet të mbajë edhe kusuret e drejtësisë. Ka jo pak raste, madje mund të them minon punën e policisë,” – shtoi ai.

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo janë viktimat. Vrasja ndodhi rreth orës 09:30 në autostradën Fier-Vlorë, teksa në drejtim të automjetit të tyre u qëllua me breshëri plumbash, nga një tjetër automjet në lëvizje.
LEXONI GJITHASHTU:
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android