Thirrrje anti-shqiptare në Beograd, serbët djegin flamurin e Kosovës

13 Dhjetor 2022 | 16:34

Në Beograd mbështetësit e ekstremit të djathtë kanë dalë në protestë në mbështetje të serbëve të Kosovës. Protesta u zhvillua mbrëmjen e së hënës përpara Kishës Shën Sava.

Protestuesit kanë kënduar këngë për Kosovën dhe këngë përçmuese për shqiptarët në Kosovë.

Ata brohorisnin “serbët dhe rusët, vëllezër përgjithmonë” si dhe “jo ndasive, Kosova është pjesë e Serbisë”.

Protestuesit mbanin në duar flamuj të Serbisë dhe Rusisë, si dhe mbishkrimet “Kosova nuk dorëzohet”.

Tubimi u organizua përmes njoftimeve në rrjetet sociale të një organizate të krahut të djathtë.

Gjatë protestës u dogj flamuri i Kosovës. Aktet kundër Kosovës u zhvilluan përpara godinës së Presidencës serbe.

Protestuesit e kanë cilësuar politikën e Aleksandër Vuçiç si të butë ndaj Kosovës dhe kanë kërkuar reagim më të ashpër. Organizatorët nuk kanë pranuar të identifikoheshin, ndërkohë që disa prej tyre ishin të maskuar.

Protesta vjen në kohën që tensionet në veri të Kosovës janë rritur për shkak të bllokimit të rrugëve dhe provokimeve me armë nga pakica serbe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026