Thyen “Arrestin në shtëpie” për drogë, 32-vjeçari kapet duke tregtuar fara kanabisi
Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ka thyer masën e sigurisë të “Arrestit në shtëpi”.
32-vjeçari i akuzuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u arrestua këtë të premte pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën fara kanabisi, të cilat ai i tregtonte.
“Nga verifikimet hetime ka rezultuar se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, duke dalë jashtë banesës së tij.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në ambientet e banesës së shtetasit F. B., shërbimet e Policisë gjetën një sasi farash kanabisi, të cilat i mbante me qëllim për t’i shitur, si dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale”, njofton policia e Vlorës.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë