Thyen rregullat e qarkullimit dhe kundërshtuan me dhunë policët, 4 të arrestuar

15 Gusht 2023 | 09:11

4 persona janë arrestuar në Vlorë pasi thyen rregullat e qarkullimit rrugor dhe kundërshtuan me dhunë efektivët e policisë që i ndaluan.

Konkretisht bëhet fjalë për:

  • R.H., 50 vjeç, banues në Mamurras, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
  • M.L., 31 vjeç, banues në Itali, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
  • K.P., 21 vjeç, banues në fshatin Nartë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, i papajisur me leje drejtimi;
  • K.H., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit, për sqarimin e rrethanave të një konflikti ndërmjet këtij shtetasi dhe familjarëve të tij

Po këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin R. B., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi është larguar nga vendi i aksidentit, në aksin rrugor “Vlorë-Kuç”, ku ky shtetas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka shkaktuar dëme materiale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

129 vdekje të parakohshme për çdo 100 mijë banorë. Ky është bilanci i lidhur me ekspozimin ndaj ndotjes nga grimcat e imëta PM2.5 në Shqipëri,...
17:35 | 27/07/2026

Raporti i INSTAT: Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona u lënduan në 6 muajt e parë të 2026

Rrugët e Shqipërisë përgjaket çdo ditë nga aksidentet automobilistike, duke lënë pas qindra të lënduar dhe jetë të humbura. Raporti I fundit i INSTAT ka...
17:35 | 27/07/2026

Shtohen alergjitë nga pickimet e insekteve, mjeku: Kujdes nga grerëza!

Vera dhe temperaturat e larta kanë shtuar rastet e alergjive si pasojë e pickimeve nga insekte të ndryshme. Mjekët alergologë thonë se kjo është periudha...
17:32 | 27/07/2026