“Ti je një Perëndeshë”- Ndërroi jetë sot, kush është këngëtari i njohur grek (Hitet)
Këngëtari i njohur grek, Haris Kostopoulos u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare, në orët e para të së shtunës, 20 janar.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, këngëtari është shtruar për disa kohë në një klinikë private, teksa po bënte një betejë të vështirë me kancerin.
Ka qenë familja e tij, e cila përmes një postimi në Facebook, ka ndarë lajmin pak orë pas vdekjes së tij.
“Me pikëllim të madh ju njoftojmë se babai dhe bashkëshorti ynë i dashur Haris dha frymën e fundit në orët e para të mëngjesit pas një beteje të gjatë me kancerin.
Se kur dhe ku do të bëhet varrimi do të informojmë së shpejti, në mënyrë që të gjithë t’i japim lamtumirën Hirës sonë. Kërkojmë mirëkuptim dhe respekt në këtë kohë zie. Ne dëshirojmë të shprehim falënderimet tona për mjekët dhe stafin infermieror në ‘Metropolitan’ për përpjekjet e tyre gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Christos, Raphael, Vivi”, shkruhet në faqen zyrtare të këngëtarit.
Por kush është këngëtari i njohur grek dhe cilat janë disa nga hitet e tij?
Haris lindi në Aridaia më 16 mars 1964 dhe u rrit në një familje muzikore. Ai e filloi karrierën e tij si buzukist në moshën 11 vjeçare për qendra të ndryshme argëtimi në qytetet e ‘Maqedonisë’ si Edesa dhe Veria.
Ai ka shkruar tekste dhe muzikë për emra të mëdhenj të muzikës popullore greke, si Vassilis Karras, Makis Christodoulopoulos dhe Stamatis Gonidis.
Gjatë karrierës së tij, ai publikoi 23 disqe. Disa nga hitet e tij më të shquara përfshijnë: “Ti më harro mua”, “Ti je një perëndeshë”, “Çfarë mëkatesh kam bërë” dhe “Më gjej dikë me ndjenja”.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”
Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
- 09:26 Bordi i Paqes: Trupat e FSK-së i bashkohen forcës shumëkombëshe për stabilizimin e Gazës
- 09:25 Turqia dërgon 30 ton ndihma humanitare në Venezuelë
- 09:22 Trump: Fola me Graham disa orë para vdekjes së tij
- 09:20 Irani njofton goditjen e objekteve ushtarake amerikane në Bahrein dhe sistemet e radarëve në Oman
- 09:18 “Anëtar i domosdoshëm i ekipit tim”, 50 Cent kërkoi lirimin e të dënuarit për trafik kokaine dhe ofroi 50 mijë paund garanci
- 09:16 Rreth 440 persona vdiqën brenda një dite në Uells dhe Angli gjatë valës së të nxehtit në qershor