‘T’i jepet fund konfliktit’, aleatët tradicionalë braktisin Moskën

15 Nëntor 2022 | 19:34

Vladimir Putin nuk ishte i pranishëm në samitin e G20-s, por thuajse të gjithë në Bali panë hijen e tij prapa shumë sëmundjeve që kanë pllakosur ekonominë globale, si pasiguria ushqimore, ajo energjetike dhe inflacioni në rritje.

Aleatë tradicionalë të Rusisë, si Kina dhe India, po distancohen gradualisht nga Kremlini dhe kanë lejuar hartimin e një drafti të ashpër të deklaratës finale të samitit të G20-s, e cila kritikon luftën e nisur nga Rusia. Presidenti indonezian, në cilësinë e kreut të shtetit pritës, shprehu ndjesinë e përgjithshme.

“Të jesh i përgjegjëshëm do të thotë se lufta duhet të mbarojë. Nëse nuk mbaron, bota do ta ketë të vështirë të ecë përpara”, u shpreh Joko Widodo.

Në vështirësi për një qëndrim të balancuar, Pekini mbrojti integritetin territorial të Ukrainës pa dënuar pushtimin rus. Por presidenti Si Xhinping në fjalimin e tij kritikoi homologun rus për kthimin e ushqimit dhe energjisë në armë.

Edhe kryeministri indian, Narendra Modi, që disa javë më parë i tha personalisht Putin se nuk ishte koha për luftë, përsëriti apelin për armëpushim dhe diplomaci. Pasi parakaluan në korridor së bashku me presidentin Joe Biden, liderët u panë së bashku duke bërë shenjën e paqes.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit ka kërcënuar të ndalojë më shumë rrugë eksporti të energjisë nga Lindja e Mesme në përgjigje të...
11:36 | 15/07/2026

I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat

Familja e çiftit britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët po vuajnë një dënim me 10 vjet burg në Iran për akuza spiunazhi që ata i mohojnë,...
11:33 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026