“Ti më ke ngelur pa vrarë”| Seanca e “Plumbit të Artë”, avokatja: Dumani më kërcënoi

20 Shkurt 2025 | 15:13

Seanca e radhës për çështjen e njohur si “Plumbi i Artë” është shoqëruar me tensione, pasi avokatja e Altin Ndocit pretendoi se u kërcënua me jetë nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Gjatë procesit gjyqësor, avokatëve iu dha e drejta të drejtonin pyetje ndaj Dumanit për ngjarje të ndryshme kriminale. Në një moment avokatja e Altin Ndocit  ndërhyri, duke pretenduar se Dumani e kishte kërcënuar në momentin kur gjykata vendosi të ndërpriste seancën për një pushim 10-minutësh.

Avokatja mori fjalën dhe kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të trupës gjykuese për hapjen e prcesverbalit audio.

“Para se të ndërprisni seancën, ju lutem të dëgjoni procesverbalin audio. Teksa po flisnit, i penduari më tha: ‘Do merrem dhe me ty, më ke ngelur ti pa vrarë’. Nuk mund të lejojmë kërcënime të tilla!” – deklaroi avokatja.

Gjatë pyetjeve të drejtuara nga avokatët, Dumani dha detaje mbi jetën e tij dhe përfshirjen në veprimtari kriminale:

Sokol Hazizaj: Në cilat qytete keni jetuar?

Nuredin Dumani: Jam shpërngulur nga Dibra drejt Rrogozhinës, më pas kam jetuar në Durrës dhe kam lëvizur herë pas here. Në vitin 2020 kam marrë një apartament në Elbasan, përballë parkut.

Avokati: A i njihni rrugët e qyteteve ku keni jetuar?

Dumani: Varet, disa rrugë i njoh më mirë se të tjerat.

Avokati: Gentian Sharrën nga e njihni?

Dumani: E njoh nga Talo Çela, që nga viti 2010-2011. Ai kishte një lokal pranë shtëpisë së Talos në Bradashesh.

Dumani tregoi detaje për grabitjet e organizuara me Gentian Sharrën, duke përmendur një ngjarje të rëndësishme në Elbasan:

“Në vitin 2011 ose fillim 2012, kemi grabitur një argjendari në Elbasan. Viktimën nuk e kisha parë më parë, por e kishte planifikuar Gentian Sharra, i cili kërkonte të merrte pjesë sepse ishte një grabitje e madhe.”

“Ilirjan Keçi dhe unë do shkonim të parët dhe do ta godisnim viktimën në një parkim të një lagjeje të vjetër. Ai po shkonte drejt makinës së tij, një ‘Benz’ i vjetër. Më pas, Talo Çela dhe Sharra do të vinin më vonë.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026