Tirana dyndet për furnizim me miell, shkak lufta

28 Shkurt 2022 | 08:49

Këtë fundjavë banorët e kryeqytetit u dyndën për t’u furnizuar me miell për shkak të frikës nga konflikti Rusi-Ukrainë.

Euronews Albania vëzhgoi dy pikat e tregtimit të miellit ne Tiranë ku radhët ishin të gjata.

Qytetarët shprehen se janë duke u furnizuar jo vetëm me miell, por dhe me ushqime sepse presin që gjendja e luftës të përkeqësohet dhe të përfshihemi nga një krizë.

Krahas rritjes së kërkesës për blerje, një nga tregtarët theksoi dhe rritjen e çmimit në ditët e fundit, ndërsa shtoi se ka pasur dhe mungesa.

“Është rritur me 10-15 % deri tani. Këtu e mbrapa nuk e di, është thënë që do rritet, të vërtetën nuk  e dimë. Të gjithë fabrikat e kanë rritur dje dhe sot. Dje kur shkova për të marrë miell, ishte bllokuar. Nuk jepnin miell sepse thoshin se do të rritet çmimi. Ai që ka pas marrë një thes, tani merr 5 thasë,” – u shpreh një tregtar.

Aktualisht Rusia dhe Ukraina janë furnitorët kryesorë të Europës me grurë. Shqipëria afro 70% të drithërave i siguron nga Serbia dhe Rusia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022