“Tirana My Rhythm”, shfaqja e Teatrit Eksperimental pjesë e Salerno Dance Festival
Shfaqja e Teatrit Kombëtar të Eksperimentalit ‘Kujtim Spahivogli” , “Tirana Ritmi im– 10 Kërcime”, me koreografi të Giulio De Leo, (Xhulio De Leo) mori pjesë në Salerno Dance Festival nga datat 18 deri më 21 korrik.
Kjo shfaqje e veçantë u prezantua dy herë, fillimisht më 18 korrik në Amfiteatrin e i Annunziato në Licousati, dhe më 20 korrik në në Ascea Park.
Publiku italian e priti me mjaft interes dhe entuziazëm shfaqjen, duke e duartrokitur vazhdimisht.
Drejtuesi artistik i festivalit, Dr. Luigi Aruta, e cilësoi shfaqjen si një vepër të nivelit të lartë profesional, që përmbush të gjitha kriteret artistike të festivalit.
Ai theksoi se koreografi Giulio De Leo kishte arritur të përballonte me mjeshtëri traditën e kërcimit shqiptar me zhvillimet e vrullshme të Tiranës moderne, duke krijuar një kombinim unik midis traditës dhe ritmit të jetës së përditshme qytetare.
Shfaqja “Tirana Ritmi im” përdor një miksim të dancit dhe projeksionit vizual për të sjellë në skenë ritmin e brendshëm të një qyteti gjithnjë e më atraktiv për t’u vizituar. Kjo tërheqje vjen si për historinë, arkitekturën dhe traditën, ashtu edhe për sfidat e qytetarit të sotëm që përballet me ritmet e një zhvillimi të shpejtë dhe të pashmangshëm.
“Tirana Ritmi im” ka marrë pjesë deri tani në gjashtë festivale ndërkombëtare në Itali dhe Shqipëri.
Prezantimi i ardhshëm i shfaqjes “Tirana My Rhythm” do të mbahet në Firence më 24 nëntor 2024.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar