Tirana pa trajner, shkarkohet Bledi Shkëmbi
Ndaj Egantias ishte ndeshja e fundit për Bledi Shkëmbin nën drejtimin e Tiranës, kjo pasi drejtuesit bardheblu kanë vendosur ta shkarkojnë atë.
Gjatë ditëve të fundit situata ka qenë jo e qetë, ku janë zhvilluar mbledhje me teknikun dhe lojtarët, për gjetjen e gjuhës së përbashkët, por kjo ishte e pamundur. Si rrjedhojë, shkarkimi i trajnerit Shkëmbi ishte i pashmangshëm.
Rezultatet negative të klubit bardheblu nuk janë toleruar nga presidenti Halili, pasi në 12 javë, kryeqytetasit janë vetëm 1 fitore, 8 barazime dhe 3 humbje, të vendosur shumë larg objektivave. Në renditje janë në një pozicion të rrezikshëm, thuajse në zonën e ftohtë, që do ti vështirësonte llogaritë më tej në kampionat.
Përballja ndaj Vllaznisë ishte ajo që solli dhe lëkundjet më të mëdha, ku ekipi pësoi plot 4 gola, ndërsa ndaj Egnatias iu vendos kapaku. Për herë të parë rrogozhinasit mposhtën Tiranën në shtëpi, duke thyer mallkimin. Shkëmbi e mori drejtimin e Tiranës pak muaj më parë, por nuk arriti të plotësonte objektivat e vendosur.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit