Tirana prek fundin, mundet nga Elbasani në kryeqytet, tensione mes tifozëve
Elbasani ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mundur Tiranën me rezultatin 0-1 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Goli i vetëm u shënua nga sulmuesi portugez, Ze Gomes, në minutën e 45-të të pjesës së parë, duke dhuruar 3 pikë të arta për verdheblutë.
Në pjesën e dytë, Tirana e drejtuar nga Orges Shehi u përpoq të reagojë, por përpjekjet e saj për të barazuar rezultatin u ndalën nga traversa, e cila mohoi golin e Mehmetit. Me këtë fitore, Elbasani i trajnerit Gvozdenoviç vazhdon të ëndërrojë titullin kampion, ndërsa bardheblutë regjistrojnë katër humbje radhazi dhe prekin fundin e tabelës me 21 pikë, ndërsa Elbasani shkon në 49 pikë, duke blinduar vendin e dytë.
Pas vërshëllimës përfundimtare, tensioni nuk mungoi mes lojtarëve, ku protagonizëm patën Rijad Kobiljar i Tiranës dhe Blejs Tsage nga Elbasani, të cilët u përfshinë në debat të ashpër.
Po ashtu tension kishte dhe mes tifozërive të dy ekipeve në rrugët pranë stadiumit. Për të shmangur përplasjen fizike, ka pasur ndërhyrje të policisë, dhe disa tifozë janë shoqëruar në komisariat.

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit