Tirana pret Kongresin Botëror të Ligjit, Rama: Sfida jonë, sundimi i ligjit mbi forcën
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Ka nisur në Tiranë sesioni i hapjes së Kongresit Botëror të Ligjit, një ngjarje që do të mbledhë vitin e ardhshëm në Shqipëri personalitetet më të rëndësishme të drejtësisë ndërkombëtare.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast kryeministri Edi Rama theksoi se zgjedhja e Tiranës si vend organizator nuk do të ishte imagjinuar disa vite më parë, duke e lidhur këtë zhvillim me transformimet e dekadës së fundit në sistemin e drejtësisë.
Ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të një shteti të udhëhequr nga ligji dhe jo nga forca, duke e konsideruar këtë si sfidën më të madhe të vendit ndër vite.
“Askush nuk do e kishte imagjinuar se Shqipëria do të përzgjidhej si vend mikpritës i këtij kongresi, për çka Shqipëria ka bërë në dekadën e fundit, në raport me një sfidë historike dhe të pamundur për shumë e shumë dekada, për të ndërtuar këtu në këtë vend, për të ndërtuar kushtet e një vendi të drejtuar nga ligji dhe jo nga forca.
M’u kujtua kur ne bëmë një anketim publik për vettingun, në kohën kur konceptonim dhe çonim përpara reformën në drejtësi. Vettingu ishte një pikë kyçe në të cilën ishim ne që besuam të parët dhe bëmë të gjitha përpjekjet që të tjerët ta mbështesnin dhe këtu e kam fjalën për të gjithë partnerët tanë”, tha Rama.
Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)
Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 14:03 Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
- 13:33 Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
- 13:27 Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
- 13:10 Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës