Tiranë, kush është i riu që humbi jetën në makinë në parkimin e pallatit në “Astir”

16 Korrik 2025 | 20:19

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Astirit, në kryeqytet, ku një 29-vjeçar ka ndërruar jetë brenda automjetit të tij.

I riu, i identifikuar si Enea Dine, është gjetur pa shenja jete nga familjarët në parkimin e pallatit ku banonte, brenda automjetit të tij.

Burime policore thonë se 29-vjeçari ka mbërritur me automjetin e tij mbrëmë rreth ores 23:00 te parkimi i pallatit, ndërsa vetëm pasditen e kësaj të mërkure është konstatuar nga familjarët e tij i pajetë brenda në makinë.

Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune mbi trupin e viktimës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

Njoftimi i plotë i policisë

“Me datë 16.07.2025, në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, pa shenja jete, shtetasi E.D, rreth 29 vjeç.

Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026