Plagoset me thikë 60-vjeçari në Tiranë, arrestohet autori

12 Tetor 2024 | 18:10

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “4 Dëshmorët” në Tiranë, ku shtetasi E. Xh., 40 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., 60 vjeç.

Sipas informacioneve për Euronews Albania, dyshohet se motivet e këtij akti janë të dobëta.

Forcat e policisë kanë reaguar shpejt dhe kanë arritur të kapin autorin e ngjarjes.

Aktualisht, hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 12.10.2024, rreth orës 18:00, në rrugën “4 Dëshmorët”, shtetasi E. Xh., rreth 40 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., 60 vjeç.

60-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026