Tiranë/ Plagosje me armë zjarri në Allias, policia jep njoftim zyrtar

8 Qershor 2025 | 08:45

Mëngjesin e sotëm, në zonën e Alliasit në Tiranë, bëhet me dije se ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta mes dy komshinjve, teksa ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Dyshohet se shtetasi me iniciale K. T., 38 vjeç, ka plagosur në këmbë shtetasin me iniciale S. B., 31 vjeç. Ndërkohë mësohet se i plagosuri është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe vijon kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Rreth orës 07:50, në Allias, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S. B., rreth 31 vjeç(komshi me njëri-tjetrin). Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026

Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet e tij sociale. Gjatë fjalës së...
12:46 | 18/07/2026

Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë

Një 43-vjeçar afgan është vënë në pranga nga policia e Vlorës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai kishte kishte organizuar futjen në mënyrë të...
12:31 | 18/07/2026