Tiranë/ Prezantohet albumi fotografik e monografia për figurën e Nexhmedin Zajmit

13 Dhjetor 2025 | 19:30

130 piktura, materiale arkivore, foto të rralla dhe një analizë artistike të zgjeruar vijnë përmes botimit të albumit dhe monografisë kushtuar jetës dhe krijimtarisë së Nexhmedin Zajmit, një nga emrat më të rëndësishëm të pikturës shqiptare.

Piktorë, skulptorë, pedagogë, studentë dhe personalitete të kulturës shqiptare vlerësojnë krijimtarinë e artistit, ndërsa i biri, Uvil Zajmi thotë se ka qenë një punë e vështirë dhe tejet emocionale ‘risjellja në jetë” e të atit.

“Mu rikthyen në pak sekonda nga një faqe tek tjetra, Zajmi në mëngjes kur dilte herët për të marrë qumështin me cigaren “Partizani”, që nuk e ndante, nuk përdorte shkrepëse. Pastaj ai me vrap për të shkuar në studio. Gjeta kavaletin, pashë tubetat, aty gjeta dhe shishet me benzinë që ne mbanim në shtëpi për ta pastruar kur kthehej nga studioja i lyer. Aty gjeta Zajmin, angazhimin e tij në prag të ekspozitave, punën pafund, netë pa gjumë, momenti kur bashkë me të çonim pikturat në ekspozitë mbrëmjeve, në natë, që mos të na shihte njeri.  Ky album ma riktheu këtë lloj emocioni, këtë lloj komunikimi të humbur prej 35 vjetësh me Zajmin piktor dhe artist”, Uvil Zajmi.

Pjesa e parë e albumit i kushtohet jetës së Nexhmedin Zajmit, nga fëmijëria, shkollimi fillor e i mesëm, ardhja në Tiranë dhe shkollimi, dhe takimet e para me pedagogët që zbuluan talentin e tij, Andrea Kushi, Odhise Paskali, Abdurrahim Buza. Më pas vijojnë vitet e Romës, një etapë thelbësore në formimin e tij artistik. Kjo periudhë shoqërohet me fotografi të rralla dhe materiale dokumentare.

Pjesa e tretë është një analizë shkencore e realizuar nga Oltsen Gripshi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro

I është dhënë lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro. Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, kolegë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë, të...
12:19 | 05/07/2026

Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival

Për dy net me radhë, Korça u shndërrua në një qendër të vërtetë feste, muzike dhe adrenalinë përmes organizimit të Korça Moto & Rock Festival....
12:13 | 05/07/2026

Amaneti i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua

Koço Qëndro, aktori i njohur i teatrit të Korçës “Andon Zako Cajupi” vetëm një javë më parë se të largohej nga kjo jetë i ka...
09:38 | 05/07/2026