Tiranë| Prodhonte materiale pornografike me të mitur, arrestohet 71-vjeçari amerikan
71-vjeçar amerikan David Ira Lang është arrestuar në Tiranë për prodhim dhe posedim të materialeve pornografike me të mitur.
Ai u arrestua në kuadër të operacionit “Gjurma virtuale”. Lang dyshohet se në Shqipëri, prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur.
Policia kriminale ka kryer kontrolle në banesën e 71-vjeçarit amerikan në Tiranë, ku gjeti dhe sekuestroi pajisje elektronike dhe materiale të tjera, që kanë shërbyer për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Kjo nuk është hera e parë që David Ira Lang akuzohet për një krim të tillë. Sipas Daily Mail ky person në moshën 65 vjeçare u dënua me shtatë vjet e gjysmë në një koloni penale në Rusi.
“David Lang është një konsulent biznesi ‘i respektuar’ dhe mësues i anglishtes nga Nju Jorku, drejtoi studion e tij të keqe të paligjshme të filmit për nëntë vjet në Chelyabinsk, një qytet në rrëzë të Uraleve, përpara se të merrej në paraburgim.
Në gjykatë u shfaqën pamje grafike dhe fotografi që tregonin atë duke abuzuar seksualisht me viktimat e tij, pasi Lang gjithashtu i nënshtroi një adoleshente të mitur abuzimit seksual të përsëritur”, shkruan Daily Mail në vitin 2019.
Njoftimi i policisë:
Operacioni, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Task Forcës për Shërbimet e Përbashkëta Investiguese në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Njësisë kundër Krimeve Kibernetike, me Zyrën Rajonale të Sigurisë së Ambasadës së ShBA në Tiranë (RSO/OCIU) dhe me Prokurorinë e Tiranës
Prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur, arrestohet 71-vjeçari (shtetas amerikan, me precedent penal jashtë Shqipërisë).
Hetimet disamujore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurma virtuale” rezultuan me identifikimin dhe ndalimin e shtetasit amerikan D. L., 71 vjeç, banues në Tiranë.
Ai dyshohet se në Shqipëri, prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur.
Në zbatim të urdhrit të Prokurorit, për ekzekutimin e vendimit të gjykatës, për lejim të kontrollit, Departamenti i Policisë Kriminale kreu kontroll në banesën e 71-vjeçarit, ku gjeti dhe sekuestroi pajisje elektronike dhe materiale të tjera, që kanë shërbyer për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin