Titulli “Poeti Laureat”, Luljeta Lleshanaku përzgjidhet laureate e poezisë shqipe

1 Nëntor 2023 | 17:40

Poezia është një formë e fshehtë e të shprehurit, që kërkon përqendrim dhe abstraksion, jo fort e përshtatshme për botën moderne, ku të gjithë jemi hedhur në vorbullën e komunikimit të menjëhershëm.

Ishte në mesjetë që poetët filluan të kurorëzoheshin me dafina , kurora e dafinës ishte nderimi më i madh në fushën poetike dhe letrare.

Sot është çmimi “Poeti Laureat” vlerësimi më i lartë profesional që i jepet një shkrimtari në fushën e poezisë, dhe laureate i poezisë shqipe me mandat dyvjeçar deri në vitin 2025 u përzgjodh nën kujdesin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Luljeta Lleshanaku.

“Unë besoj se do të ishte një nder i madh për çdo poet kudo në botë të fitojë këtë titull, për arsyen e vetme sepse ky çmim, ndryshe nga çmimet e tjera jepet për zërat më influencues në letërsinë përkatëse. Jepet për shkrimtarët që kanë impaktin më të madh tek lexuesi”, tha poetja Lleshanaku.

Në garë kanë qenë edhe 4 kandidatë të tjerë, si Entela Tabaku, Ervin Hatibi, Preç Zogaj dhe Natasha Lako.

Poeti Laureat ka për detyrë të promovojë iniciativa për të rritur ndërgjegjësimin dhe vlerësimin e artit të poezisë në të gjithë vendin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale

Muzika baroke spanjolle mbushi mbrëmjen e së premtes Galerinë e Arteve Dixhitale në Korçë, në kuadër të edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës...
17:47 | 29/06/2026

Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka inauguruar Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar, e cila do të jetë pjesë...
09:32 | 29/06/2026

“Michael” bëhet filmi biografik me fitimet më të larta në histori

Filmi biografik “Michael”, kushtuar legjendës së muzikës Michael Jackson, ka vendosur një rekord të ri në kinematë botërore, duke u bërë filmi biografik me fitimet...
08:30 | 29/06/2026