Tjetër kallëzim për shpifje në GJKKO për Gazmend Bardhin

5 Shkurt 2025 | 10:06

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi, është kallëzuar sërish në Gjykatën e Posaçme për shpifje dhe fyerje, siç parashikohet nga nenet 119 dhe 120 të Kodit Penal.

Deputeti demokrat këtë herë është kallëzuar nga viktima akuzuese, Shoqëria Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (Sh.A. KESH).

Shorti ka përcaktuar për shqyrtimin e çështjes gjyqtaren Etleva Deda.

Më herët, në GJKKO, Bardhi është kallëzuar për të njëjtat akuza nga ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj, për të cilën vijon procesi, ndërsa për kallëzimin e OSHEE, kreu i grupit parlamentar demokrat u shpall i pafajshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026