Tjetër natë dhune në Irlandën e Veriut, policia qëllohet me bomba me benzinë

6 Gusht 2024 | 18:07

Belfasti ka përjetuar natën e dytë të dhunës me kryengritësit që kanë hedhur bomba me benzinë dhe shashka ndaj policisë. Të paktën një makinë policie u dogj dhe zjarre të tjera u ndezën në zonat “Sendi Rou” dhe “Dongall Rod”, në jug të kryeqytetit të Irlandës së Veriut.

Aktet e fundit të dhunës vijnë pas atyre të fundjavës, kur disa qindra protestues anti-emigrantë hodhën bomba molotov teksa marshuan në qytet.

Autoritetet ndërkohë refuzuan lirimin kundrejt garancisë për dy persona që kishin marrë pjesë në trazira, gjatë të cilave u sulmuan disa biznese dhe një supermarketi iu vu zjarri.

Ndërhyrja e policisë u intensifikua pasi manifestuesit kundër racizmit dhe ata anti-Islam vijuan për përplaseshin.

Belfasti është një nga qytetet e shumta ku janë verifikuar akte dhune dhe kaos në ditët e fundit.

Protestat e së djathtës ekstreme shpërthyen pas një keqinformimi në rrjetet sociale mbi sulmin me thikë ndaj një salle vallëzimi, ku mbetën të vrarë tre vajza dhe të plagosur 10 persona të tjerë.

Edhe pse i dyshuari i arrestuar kishte lindur në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk ishte mysliman, zëra të rremë u përhapën online se ai ishte një azilkërkues mysliman, duke bërë që njerëzit të sulmonin xhamitë, hotelet dhe komplekset ku azilkërkuesit janë strehuar.

Autoritetet policore deklaruan se mbi 375 persona janë arrestuar për prishje të rendit publik në disa qytete dhe shumë të tjerë pritet të kapen në ditët e ardhshme.

Kryeministri Keir Starmer ka njoftuar një “ushtri e përhershme” specialistësh të policisë do të caktohen për t’u përballur me kryengritjet dhe se sistemi i drejtësisë do të ketë të gjitha burimet për të menaxhuar rastet e të arrestuarve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvajti intercepton raketa dhe dronë, një person mbetet i plagosur

Kuvajti njoftoi se një person mbeti i plagosur pasi forcat e armatosura interceptuan raketa dhe dronë që hynë në hapësirën ajrore të vendit në orët...
13:03 | 09/07/2026

Erdogan pret kryeministrin e Malit të Zi në Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti në Ankara kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiç, ku diskutuan për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimet...
12:58 | 09/07/2026

Volkswagen planifikon mbylljen e fabrikave në Gjermani

Volkswagen po përgatit një plan të gjerë ristrukturimi që mund të çojë në mbylljen e prodhimit në disa fabrika në Gjermani dhe të rrezikojë rreth...
12:56 | 09/07/2026