Tjetër sherr mes të miturve, goditet me gur 12-vjeçari në Korçë
Vetëm një ditë pas ngjarjes tragjike pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë një incident tjetër ka ndodhur kësaj herë në Korçë ku pas një përplasje për lojën e futbollit dy të mitur të moshës 12-vjeçare janë konfliktuar mes tyre, ku njëri prej tyre ka përfunduar në spital pasi është qëlluar me gur nga bashkëmoshatari i tij.
Për sqarimin e rrethanave të ngjarjes policia ka shoqëruar në komisariat 12-vjeçarin tjetër bashkë me babain e tij.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 14:00, në fshatin Bulgarec, dy të mitur 12-vjeçar gjatë lojës (futboll), janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Nga konflikti është dëmtuar lehtë me gur njëri prej tyre, i cili po merr mjekim në spital pa probleme për jetën.
12-vjeçari tjetër, së bashku me prindin, është shoqëruar në Komisariat.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta