“Fëmijët s’donin të vinin në shkollë”, vrasja e 14-vjeçarit, prindërit: Jemi shokuar
Vrasja me thikë e një 14-vjeçari nga një bashkëmoshatar pranë shkollë ku ai studionte ka sjellë shqetësim dhe frikë te prindërit fëmijët e të cilëve studiojnë në këtë shkollë dhe jo vetëm.
Për mediat e pranishme një ditë pas ngjarjes së rëndë para shkollës ‘Fan Noli’, aty ku humbi jetën i mitur ata u shprehën se fëmijët e tyre që studiojnë në të njëjtën shkollë janë të shokuar dhe nuk kanë dashur të vijnë në shkollë sot.
“Jemi më të trishtuar sa s’ka më. Kam fëmijët në këtë shkollë, kam goca. Vajza ka qenë tepër e tronditur, ka ardhur duke qarë në shtëpi. E njohim familjen e viktimës dhe është familje jashtëzakonisht e mirë, shumë djalë i rregullt, që do të thotë se nuk ka të bëjë familja në këtë rast, viktima ka qenë e pafajshme”, tha një prind.
“Çfarë i sigurt, ku ka siguri. Po s’pati polici që t’u hyjë në dru, nuk ka siguri. Mësueset e kanë nga lart, që mos e prek fëmijën, kam qenë në takim me prindër, vajza më ka thënë që ishte shumë çun i mirë”, u shpreh një tjetër.
“Patjetër që jemi të shqetësuar, nuk donin të vinin në shkollë sot fëmijët. Ka pasur edhe sherre më parë mes fëmijëve edhe në klasa më të vogla. Djali është në klasë të 6, ka rastisur aty kur i ndjeri është rrëzuar në tokë, nuk flet se është në shok. Një apel për mësuesit që t’i ndjekin edhe jashtë orarit të shkollës edhe për 1 minutë apo 10 metra më andej, apel për nxënësit që të vijnë në shkollë për të mësuar dhe apel edhe për prindërit që t’i ndjekin fëmijët jo t’i plasin te shkolla”, tha një tjetër prind.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus