Tjetër sulm hibrid me dronë në Danimarkë, 4 struktura pezullojnë fluturimet
Autoritetet në Danimarkë mbyllën aeroportin Aalborg dhe vendosën tre aeroporte të tjera të vendit në gatishmëri, pasi dronë të paautorizuar kryen sulme të koordinuara.
Aeroportet Aalborg, Esbjerg, Sonderborg dhe Skrydstrup u prekën të katërta nga incidenti i ndodhur në orët e para të së enjtes.
Aalborg, i ndodhur në veri të Danimarkës dhe një nga më të mëdhenjtë në vend, u mbyll për rreth tre orë, kohë gjatë të cilës dronët e huaj ndërhynë me sinjalet e tyre.
Policia lokale shpërndau një deklaratë ku thuhej se po e monitoronte situatën, por nuk ishte në gjendje të përcaktonte numrin e dronëve të përfshirë.
“Ne nuk mund komentojmë qëllimin e dronëve që fluturuan në zonë dhe as mund të themi diçka për aktorët që fshihen pas këtij veprimi. Por nëse do të na jepet mundësia, herë tjetër do t’i rrëzojmë ata”, deklaroi kryeinspektor Jesper Madsen.
Mbrëmjen e së hënës, aeroporti në Kopenhagën u prek nga një incident i ngjashëm që rriti shqetësimet mbi kapacitetet e sigurisë në vend dhe për përfshirjen e palës ruse.
Sulmet prekën edhe forcat e armatosura daneze dhe u etiketuan si “agresioni më serioz ndaj infrastrukturës së vendit” nga kryeministrja Mette Frederiksen.
LEXONI GJITHASHTU:
OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
Witkoff dhe Kushner zbarkojnë në Katar për bisedime rreth luftës me Iranin
- 13:52 Arrestimi i disa personave, protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë
- 13:48 Përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe policisë, protestuesit hedhin mjete piroteknike
- 13:35 Përshkallëzohet tensioni para Parlamentit, policia arreston disa persona, mes të cilëve Dritan Goxhajn (VIDEO)
- 13:34 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 13:28 Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, vetëdorëzohet në polici i kërkuari Marjaldo Nela
- 13:22 OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë