Tjetër sulm me thikë në Angli, plagoset një vajzë 11-vjeçare dhe një grua në Londër
Një vajzë 11-vjeçare dhe një grua mbetën të plagosura të hënën në sheshin “Leiçester” të Londrës, në një sulm të ri me armë të ftohtë.
Sipas mediave lokale, që citojnë policinë metropolitane, një person është arrestuar lidhur me sulmin dhe ndodhet në gjendje burgimi.
Autoritetet deklaruan se nuk besojnë se nuk ka të dyshuar të tjerë për sulmin, i ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara nga turistët në kryeqytetin britanik.
Vajza e mitur është dërguar në spital, ku i është nënshtruar një procesi mjekimi, por plagët e saj nuk përbëjnë rrezik për jetën; ndërsa gruaja, 34 vjeç, ka marrë plagë më të lehta.
Në vijim të komunikimit me mediat, policia metropolitane ka nënvizuar se nuk ka të dhëna që të sugjerojnë se agresioni ishte me sfond terrorist.
Forcat britanike të rendit vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie pas protestave të dhunshme të ndodhura pas një sulmi të ngjashëm që la të vdekura tre vajza të mitura.
Në një raport të publikuar muajin e kaluar, Këshilli i Krerëve të Policisë Kombëtare paralajmëronte se dhuna ndaj grave dhe vajzave në Angli dhe Uells kishte arritur “nivele epidemike”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Trazirat e së djathtës ekstreme në Angli frikësojnë gratë muslimane, zbuloni shkakun
- Vuçiç dhe Osmani në Britani, marrin pjesë në takimin e Komunitetit Politik në Angli
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë