TKOB blen “Lucia di Lammermoor”, produksionin më të rëndësishëm në 70 vite
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka blere një nga produksionet me te rëndësishme në 70 vite, bëhet fjalë për operën “Lucia of Lammermoor“, të kompozitorit të madh Gaetano Donizeti.
TKOB ka blerë një nga produksionet më të rëndësishme në 70 vite teatër.
Bëhet fjalë për operën “Lucia di Lammermoor” e Donizetti-t, e cila do të vijë enkas nga Izraeli në Shqipëri, në vitin 2025.
“Blerja e një produksioni shumë të rëndësishëm, nga një nga operat më të rëndësishme të botës siç është Opera e Izraelit. Puna ka filluar që në gusht. Kemi zgjedhur një titull klasik e që njihet nga të gjithë siç është Lucia di Lammermoor e Donizetti-t”, tha Abigeila Voshtina nëpërmjet video-mesazhit.
Arsyeja pse pikërisht kjo vepër, sipas Voshtinës, është sepse kjo vepër është e llojit Belcanto dhe ky lloj zhanri është djepi i rritjes të të gjithë këngëtarëve të rinj.
Voshtina theksoi që kjo arritje do të kulmojë në vitin 2025, me pjesëmarrjen e artistëve të rinj, duke përforcuar edhe qëllimin tonë për fuqizimin dhe promovimin e artistëve të rinj.
Për më shumë se 200 vjet, historia tronditëse e Lucia di Lammermoor ka tërhequr një numër të lartë artdashësish në mbarë botën.
Në 1819, Sir Walter Scott botoi një roman që flet për një shërbëtore fatkeqe nga kodrat Lammermoor. I bazuar mbi një vrasje në jetën reale që skandalizoi Skocinë e shekullit të 17-të, romani i Scott ishte i frikshëm, i hidhur dhe një nga librat më të njohur të kohës së tij.
Megjithatë, ishin Gaetano Donizetti dhe Salvadore Cammarano, dy nga yjet më të shndritshëm të operës italiane ata që në 1835 i dhanë Lucia-s zërin e pavdekshëm.
Lucia di Lammermoor është një operë në tre akte nga Gaetano Donizetti, me libret të Salvadore Cammarano, bazuar në “The Bride of Lammermoor” nga Ëalter Scott.
Pjesa më e njohur e kësaj vepreje është skena e çmendurisë së Lucia-s nga dashuria dhe kabaleta përfundimtare “Tu che a Dio spiesti l’ali”, e konsideruar si një nga pjesët më të bukura të operës së tenorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë